Featured

Shpëtoi sportisten nga fundi i pishinës, flet trajnerja heroinë: Ja pse u hodha

Imazhi i Anita Alvarez, e cila mbeti në fund të pishinës gjatë performancës së saj në Kampionatin Botëror të notit të sinkronizuar bëri xhiron e botës. Trajnerja e saj, Andrea Fuentes, u zhyt në pishinë për ta ndihmuar, duke i shpëtuar jetën.

Sportistja amerikane u përmend menjëherë dhe tani gjendja e saj paraqitet e mirë, siç e konfirmoi edhe trajnerja e saj.

“Ishte një frikë e madhe, u zhyta sepse njerëzit e sigurisë nuk e bënë – tha ajo për gazetën spanjolle “Marca” – Kisha frikë, sepse pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani ajo ndihet mirë. Më trembi shumë. Tani ajo duhet të pushojë, do të jetë mirë për finalen e ekipit.”

39-vjeçarja, shtoi më tek në Instagram:

“Çfarë dite, mendoj se ndjeva çdo lloj emocioni të mundshëm! Prvova e Anitës ishte e pabesueshme, performanca e saj më e mirë ndonjëherë. Ajo kërkoi kufijtë e saj dhe i gjeti. Por tani ajo është mirë, e konfirmuan edhe mjekët. Të gjithë e dimë se çfarë ndodh në sportet e tjera: çiklizëm, maratonë, atletikë … disa nuk e arrijnë vijën e finishit dhe disa madje përfundojnë duke u zvarritur ose duke u bie të fikët. Edhe sporti ynë është shumë i vështirë. Tani është koha për të pushuar dhe për t’u rikuperuar.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andrea Fuentes (@andreafuentes83)

 

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency