Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shpresat, Durmishaj i dëmtuar, grumbullohet Bardhi

Kombëtarja Shpresa humbet shërbimet e Fiorin Durmishajt, përpara sfidës së 10 Tetorit me Islandën në “Elbasan Arena”. Sulmuesi në pronësi të Panioniosit u paraqit i dëmtuar në grumbullim dhe pas vizitave të stafit mjekësor u vendos që 20-vjeçari të largohet nga ekipi, për të vazhduar fazën e rehabilitimit.

Një humbje e madhe kjo për trajnerin Alban Bushi, edhe sepse Durmishaj ishte një prej lojtarëve kryesorë në fazën ofensive, së bashku me Kristal Abazajn dhe sulmuesin Rubin Hebaj. Në vend të djaloshit të lindur në Vlorë, në ekipin Shpresa u thirr lojtari i Partizanit, Jurgen Bardhi, i cili nisi menjëherë stërvitjet me pjesën tjetër të grupit.

Një tjetër futbollist që ka paraqitur probleme është edhe Valdrin Mustafa. Talenti i Kaiserslauternit është në dyshim prej problemeve në kavilje, ndërsa stafi mjekësor shpreson rikuperimi në kohë të sulmuesit.

Ndërkohë, në seancën e paradites së kësaj të mërkure, trajneri Bushi i ka përqendruar përgatitjet te aspekti teknik, ndërsa te enjtën do të zhvillohet miqësorja me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Një ndeshje që do të shërbejë si testi gjeneral i përfaqësueses Shpresa përpara duelit me Islandën.

Elementët si Abazaj, Hebaj por edhe kapiteni Bare, Qazim Laçi, Çekiçi dhe Ylber Ramadani janë një garanci për një tjetër fitore, pas suksesit fantastik 3-2 të arritur në  transfertë ndaj Islandës vetëm përpara një muaji.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...