Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shpresat kuqezi miqësore me Italinë më 11 shtator

Shtatori do të jetë muaji i dueleve të luksit për Kombëtaren Shpresa. Më datë 6, skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë ndeshjen e tetë në grupin kualifikues të Europianit 2019, përballë kryesuesve të Spanjës.

Menjëherë pas asaj ndeshje, nga gadishulli Iberik 21-vjeçarët e Shqipërisë do të zbarkojnë në Itali, ku më 11 shtator do të luajnë përballë të kaltërve. Testi është konfirmuar nga Federata Italiane, që saktësoi se mbetet ende për tu vendosur stadiumi dhe ora kur do të zhvillohet ndeshja.

Italia do të jetë edhe skuadra organizatore e Europianit të 21-vjeçarëve në qershor të vitit 2019 dhe për këtë arsye do të shfrytëzojë maksimalisht datat e lira të FIFA-s për tu përgatitur për turneun.

Ajo ndeshje do ti shërbejë edhe Shpresave kuqezi, duke qenë se bëhet fjalë për një datë pa impenjime, me trajnerin Alban Bushi që do të konsolidojë grupin e tij përpara dy sfidave të fundit kualifikuese me Spanjën në shtëpi dhe në transfertë me Estoninë.

Përballja e 11 shtatorit do të jetë ndeshja e gjashtë në histori ndërmjet 21-vjeçarëve shqiptarë dhe atyre italianë. Të kaltërit kanë fituar katër përballje, ndërsa ndeshja e fundit, e luajtur më 10 gusht 2016 në San Benedetto del Tronto përfundoi në barazim pa gola.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...