Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shpresat me ekip ndryshe ndaj Bjellorusisë, tre të rinj në lupë

Pas humbjes me Bosnje Hercegovinën, përfaqësuesja Shpresa kthehet në fushë për të parin nga dy testet me Bjellorusinë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të ketë një fytyrë krejt ndryshe nga përballja e 28 majit.Kjo edhe sepse kontingjenti ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Nga kapiteni Bare, portieri Selmani apo Hebaj dhe talenti i Standard Liezhit, Selahi që janë disa prej emrave të cilët u lanë pushim.

Në ekip janë afruar 17 futbollistë të rinj, të cilët do të testohen, ndërsa me ekipin rikthehet Taulant Seferi. Një shans i mirë për të gjithë për të treguar cilësitë që zotërojnë dhe për të bindur trajnerin Bushi se mund të jenë alternativa për edicionin e ri.Nga lojtarët e afruar, mbi të gjithë në qendër të vëmendjes janë disa emra të përveçëm. Nga Shefit Shefiti i Shkëndijës së Tetovës zgjodhi të luajë për Shqipërinë, për të vijuar me Laorent Shabanin, i cili aktivizohet te Malmoe dhe që ka luajtur me 19-vjeçarët e Suedisë.

Një tjetër element i cilit do të vëzhgohet me kujdes është edhe Sebastian Spahiu, që luan me Muskronin në Superligën belge dhe cilësohet një talent i perspektivës. Vëmendja në ndeshjet e 5 dhe 8 qershorit ndaj Bjellorusisë do të jetë pikërisht te Shefiti, Shabani dhe Spahiu, që së bashku me talentin Selahi shihen si yjet e Kombëtares së 21-vjeçarëve për edicionin e ardhshëm. Sfida e parë ndaj 21-vjeçarëve bjellorusë do të luhet këtë të martë në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...