Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Shpresoj që sulmuesit t’i kenë ruajtur golat për në ndeshje”, Shulku nga Varshava: Jemi plot besim

Shqipëria nis sot në mbrëmje në transfertën e Varshavës ndaj Polonisë fushatën kualifikuese për Euro 2024. Në një lidhje direkte nga Varshavë për gazetarin e Supersport, Elvis Rexha foli Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku. Ky i fundit u shpreh se fryma në kombëtare është pozitive ndryshe nga sa ndodh në kampin kundërshtar, ku humbja me Çekinë ka lënë një shije të hidhur. Nga ana tjetër, Shulku shpreson që sulmuesit të kenë “ruajtur” golat për në ndeshje pasi në stërvitje kanë shënuar me shumicë.

“Shpresoj ta nisim me këmbë të mbarë, atmosfera është pozitive dhe djemtë kanë besim te forca e tyre. Kemi përballë një kundërshtar të fortë por duhet të përfitojmë nga luhatja që ata kanë pësuar pas ndeshjes së parë. Brenda grupit kanë probleme, në syrim tim si ish-futbollist shoh që ka një tjetër besim në grupit tonë dhe shpresoj të mos zhgënjejmë tifozët”.

Çfarë ndryshoi në kombëtare? “Stafi i ri teknik është në moshë të re dhe janë përshtatur mirë me ekipin, kanë trajtuar lojtarët si shokë, stërvitja ka ndryshuar. Dhe kështu atmosfera ndryshoi dhe djemtë janë shumë entuziastë. Kemi edhe kushtet stërvitore te shtëpia e futbollit, djemtë janë mahnitur. Tapeti i fushës është më i miri në Shqipëri”.

Në ndryshim nga ndeshja e fundit me Poloninë çfarë kemi plus dhe minus? “Ata kanë minus faktin që vijnë nga një ndeshje jo e mirë, nuk kanë atmosferën e duhur, kanë pasur konflikte brenda grupit. Ne kemi staf të ri, mentalitet të ri dhe jemi optimist”.

Lexo edhe:

  1. Formacioni i Shqipërisë, Sylvinho vendos për titullarët anti-Poloni
  2. Gjashtë lojtarë kundër Nagelsmann, vetëm një nga liderët në krahun e trajnerit
  3. Hysaj: Sylvinho na ka frymëzuar, të kemi kujdes nga këta dy lojtarë
  4. Boniek paralajmëron Poloninë: Shqipëria është më lart se Çekia

700 tifozë shqiptarë- “Numri nuk është në favorin tonë, por lojtarët tanë janë mësuar në klubet më të mëdha europiane. Shpresoj që adrenalina e tifozëve të ndikojë për mirë dhe jo negativisht”.

Nuk luhet gjithçka në Varshavë, edhe nëse nuk shkon mirë duhet ruajtur entuziazmi… “Patjetër që po, e rëndësishme është të luajmë mirë dhe më pas të shohim edhe për rezultatin. Kjo ndeshje nuk është gjithçka, nuk ka më ekipe të forta dhe të dobta. Ne do i marrim ndeshjet me rradhë”.

Forma e sulmuesve? “Edhe në stërvitje kemi parë gola të bukur shpresoj të mos i kenë konsumuar në stërvitje, por të shohim diçka të bukur edhe në ndeshjen e sotme.

Një rezultat i bukur arrihet kur jemi gjithë bashkë, tifozë, media të gjithë faktorët. Kemi edhe dizajnin e ri të fanellës së kombëtares dhe shpresoj të na sjellë fat”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku.

Kujtojmë se ndeshjen e Shqipërisë përballë Polonisë në transfertë mund ta ndiqni në platformën DigitAlb në Supersport 2 duke nisur nga ora 20:45.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...