Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Shpresoja që kjo ditë s’do vinte kurrë”, mesfushori shqiptar ndahet me klubin rumun

Enrico Papa nuk do të jetë më pjesë e Botosanit, ekipit rumun ku u aktivizua në katër sezonet e fundit. Mesfushori 29-vjeçar ka dalë lojtar i lirë, teksa ka komentuar largimin nga Botosani me një postim në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

Shpresoja që kjo ditë nuk do të vinte kurrë, por me pikëllim të madh i erdhi fundi rrugëtimit tonë së bashku. Botosani dhe njerëzit këtu do të jenë gjithmonë në zemrën time, këtu gjeta një vend që mund ta quaj SHTËPI.

Dua të falënderoj zotin Valeriu Iftime (presidenti i Botosanit), ai ka qenë si një baba për mua dhe nuk do ta harroj kurrë mbështetjen që më dha.

Gjithashtu një falënderim i madh shkon për të gjithë trajnerët, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe gjithë tifozët që keni qenë afër meje në ditët e mira dhe të këqija.

Kjo nuk është një lamtumirë, do të shihemi sërish në të ardhmen. Mbështetësi juaj ma i madh, Enriko Papa 67, forca Botosani”, shkruan qendërmesfushori nga Kuçova.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...