Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shqipëria nuk ia del ndaj Portugalisë, humbet 3-0

Shqipëria në volejboll për meshkuj gjunjëzohet 3-0 nga Portugalia në Grupin D të eliminatoreve të Europianit. Në sfidën e luajtur në qytetin e Setubalit djemtë kuqezi të drejtuar nga Jani Melka u munduan të bënin diçka të mirë, por vendasit ishin më konkretë në momentet vendimtare, duke i fituar të tre setet.

Në dy setet e para pati më shumë rivalitet, por vendasit triumfuan 25-21 dhe 25-20. I treti i shndërrua në formalitet, pasi Shqipëria arriti të shënonte gjithsej vetëm 15 pikë.

Të dielën më 19 gusht Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të dytë në këto eliminatore, teksa në Tiranë do të mbërrijë kombëtarja e Austrisë, ndërkohë që skuadra e katërt në grup është Kroacia (do të luajë pas një jave).

Portugali – Shqipëri, 3-0 (25-21, 25-20, 25-15)

PORTUGALIA: Da Silva, Belo, Cveticanin, M.Ferreira, A.Ferreira, Alvar, Monteiro, Simoes, P.Martins, L.Martins, Sequeira, Tavares, Gomes, Fidalgo. Trajner: Hugo Silva

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Bakiri, Kula, A.Qafarena, Baruti, Deliu. Trajner: Jani Melka

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...