Kombëtare

Shqetësojnë Mavraj dhe Grezda, Abrashi e Manaj “ok”

Pas nisjes deri diku të mirë të vitit 2019, nga legjionarët kuqezi vijnë shqetësimet e para. Mërgim Mavraj, kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka thyer dorën, duke vendosur në alarm drejtuesit e klubit të tij të ri Ingolsdadt, por edhe timonierin e kuqezinjve, Christian Panucci.

Ende nuk është përcaktuar koha e rikuperimit për qendërmbrojtësin, i cili shihet si një nga pikat më të forta të Kombëtares. Gjithsesi, pritet që në startin e eliminatoreve të Euro 2020, në muajin mars, të jetë i gatshëm. Gjithashtu, në mars, do të jetë gati edhe Eros Grezda, një tjetër lojtar i dëmtuar gjatë kësaj faze përgatitore me skuadrën e tij.

Problem për sulmuesin e krahut nuk pritet të jetë dëmtimi i pësuar, por konkurrenca në ekip, pasi gjakovari duhet të fitojë vendin në formacionin e Glasgow Rangers. Por, nëse këto janë dhimbjet e kokës për trajnerin, Christian Panucci ka edhe lajme të mira. Amir Abrashi ka lënë pas dëmtimin e rëndë, duke u bashkuar me Freiburgun në fazën përgatitore për të qenë i gatshëm nën urdhrat e trajnerit.

Dëmtimin e rëndë e ka lënë pas edhe Armando Sadiku, që rikthehet tek Lugano me shpresën që të rigjejë formën e tij më të mirë, për të qenë vendimtar edhe Kombëtaren Shqiptare në eliminatoret që nisin në muajin mars. Gjithashtu nuk paraqet probleme gjendja e Rey Manajt, që ka nisur normalisht stërvitjen me një maskë speciale pas dëmtimit të marrë në fytyrë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency