Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sot Shqipëri-Itali, Panucci i rikthehet skemës 4-5-1

Sfida e mbrëmjes në ‘Loro Boriçi’, do të jetë mjaft e veçantë, jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe për trajnerin Panucci, i cili do të përballet me vendin e tij. Gjithsesi, ky fakt duket se e ka motivuar më shumë trajnerin e kombëtares shqiptare, që të kërkojë maksimumin përballë italianëve.

Këtë e pranoi edhe vetë Panucci, kur tha se Sadikun dhe Agollin i la në stol ndaj Spanjës, për t’i pasur të gatshëm kundër Italisë. E ndërsa sfida po afron, duket se trajneri e ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë dhe pritet t’i rikthehet rreshtimit 4-5-1, aq shumë të përdorur edhe nga De Biasi.

Kështu në portë do të jetë si zakonisht Berisha, ndërsa në mbrojtje do të rikthehet Mavraj, t’i bashkohet Ajetin në qendër, Hysaj në të djathtë dhe Agolli në të majtë. Në mesfushë konfirmohet si titular Ergys Kaçe, që e justifikoi tërësisht besimin e trajnerit në Spanjë, ndërsa në krah të tij pritet të luajë Migjen Basha. Dilema e vetme e trajnerit duket të jetë ajo mes Ahmedit dhe Memushajt, me vlonjatin më të favorizuar, ndërsa nga krahët do të luajnë Roshi dhe Grezda, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Sadikut.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...