Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shqipëri-Itali përpara Botërorit, miqësore luksi në “Air Albania”

“Air Albania” po përgatitet për një tjetër ndeshje të madhe pas finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që u fitua 1-0 nga italianët e Jose Mourinhos falë golit të Nicolo Zaniolos.

Në stadiumin kombëtar do të zbarkojë Italia në muajin nëntor për një miqësore ndaj kombëtares kuqezi. Një gjë e tillë është lajmëruar nga Gabriele Gravina, presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit).

Në një deklaratë për RadioRai, Gravina u shpreh: “Kemi një mbledhje me stafin teknik për dy miqësoret që do luajmë gjatë kohës së Botërorit. Me shumë mundësi, njëra prej tyre do të jetë me Shqipërinë në Tiranë”.

Katër herë kampionët e botës dështuan për t’u kualifikuar në Botërorin e Katarit (20 nëntor-18 dhjetor), periudhë të cilën skuadra e Roberto Mancinit do e shfrytëzojë për të zhvilluar dy sfida miqësore.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...