Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shqipëri-Poloni, “SuperSport” nis me transmetimin maratonë dedikuar “kuqezinjve”

Kombëtarja shqiptare e futbollit është shumë pranë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Polonisë, që do të luhet në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 e kësaj të diele.

“Kuqezinjtë” e Sylvinhos kanë si synim kryesor marrjen e 3 pikëve ndaj polakëve të Santos, në atë që pritet të jetë një ndeshje spektakolare.

Lexoni edhe: 

Duke na ndarë disa orë nga ky takim, SuperSport/Digitalb nisi me transmetimin maratonë në “Sport News”, me gazetarët tanë që do të na sjellin çdo orë atmosferën e tifozëve “kuqezi”, por jo vetëm edhe momentet më pikante nga kryeqyteti dhe stadiumi “Air Albania” gjatë kësaj të diele.

Ndërkohë, duke nisur nga ora 20:00 në “SuperSport 2” do të mund të ndiqni emisionin dedikuar Kombëtares, “KUQEZI” nën drejtimin e gazetarit Egi Duro, që do ketë të ftuar disa nga analistët më të mirë të futbollit në vend, emision që do të vazhdojë edhe pas mbarimit të sfidës Shqipëri-Poloni, ku do të analizohet ndeshja si dhe merren në intervistë trajneri Sylvinho dhe lojtarët e Kombëtares.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...