Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëri-Ukrainë do të luhet sipas planit, vendos FIFA

Përfundimisht do të luhet. Vendimi është i FIFA-s dhe në këtë moment, pak i mbetet për të bërë Ukrainës, që nëpërmjet trajnerit të kombëtares, Andrij Shevcenko kishte vënë publikisht në dyshim realizimin e miqësores me Shqipërinë në program pasditen e 3 qershorit, duke shfaqur pakënaqësi në lidhje me kushtet dhe kapacitetin e stadiumit në Evian të Francës. Pas shfaqjes së pakënaqësive nga ana e Ukrainës, Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një qëndrimi zyrtar të menaxherit të ekipeve Kombëtare Kejdi Tomori bëri të ditur se do të respektonte kontratën me agjensinë që ka marrë përsipër organizimin e ndeshjes dhe do të ishte në Evian sipas programit të paracaktuar. Tanimë me FIFA-n që në rolin e një organi siper palëve ka dhënë bekimin që ndeshja të luhet në qytezën në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, dhe pikërisht në stadiumin e paracaktuar, pak ngelet për të bërë për Ukrainën, që i duhet të respektojë marrëveshjen duke u paraqitur për miqësoren me Shqipërinë, ose në të kundërt rrezikon të përballet me një gjobë të majme për mosrespektimin e kontratës. Takimi mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të luhet këtë të dielë në orën 16.00 dhe do të transmetohet drejtpërsrëdrejti si çdo ndeshje e kombëtares në Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...