Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria dhe Kosova, short i vështirë për 19-vjeçarët

Përfaqësuesja Shqiptare e 19-vjeçarëre njeh rivalët për fazën kualifikuese të Europianit, turne që do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Shqipëri. Një tjetër event që UEFA ia beson përsëri FSHF-së, për organizimin e saj të suksesshëm në eventet e mëparëshme, ku më së fundmi mbylli dhe realizoi tre të tillë në muajin tetor. Sipas shortit të përcaktuar në Nyon të Zvicrës, kombëtarja U-19 që drejtohet nga Erjon Bogdani bën pjesë në Grupin 8 së bashku Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë. Dy vendet e para të secilit grup (nga 13 gjithsej) kualifikohen për në “Elite Round”. Ndeshjet e grupit të Shqipërisë do të zhvillohen më 10, 13 dhe 16 tetor të 2018-ës. Në muajt në vijim do të përcaktohen edhe stadiumet se ku do të luhen takimet. Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka në program të saj zhvillimin e disa takimeve miqësore deri në startin e kualifikueseve.

Sa i përket Kosovës U-19, ajo është shortuar në Grupin 7 bashkë me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë.

 

Kualifikueset U-19 (Euro 2019)

Group 8

Ukrainë

Sllovaki

Norvegji

Shqipëri

 

Group 7

Austri

Hungari

Slloveni

Kosovë

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...