Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Shqipëria përfaqësohet me 7 sportistë në Europian (Lista)

Shqipëria do të përfaqësohet në Europianin e Peshëngritjes me 7 sportistë, 6 meshkuj dhe një femër. Federata Europiane konfirmoi listat e pjesëmarrësve në evenimentin që do të zhvillohet në Bukuresht.

Skuadra kuqezi do të jetë e pranishme në kryeqytetin e Rumanisë, pavarësisht skandalit të dopingut, me Romela Begajn që humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në Botëror.

Fakti që Federata e Peshëngritjes është pa president dhe data e Asamblesë për zgjedhjen e kreut të ri ende nuk është përcaktuar, apo edhe që ndërkombëtarët i hoqën Shqipërisë të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian, nuk e ka penguar sportin e peshëngritjes të ketë përfaqësuesit e saj.

Ndërkohë pjesë e listës përfundimtare me 7 peshëngritësit pjesëmarrës në europian, do të jenë Evangjeli Veli, për femra dhe për meshkuj do të jenë Romario Avdiraj, Arber Çercizi, Briken Çalja, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj si dhe Krenar Shoraj

Europiani i peshëngritjes do të çelë siparin më datë 26 mars dhe do të zgjasë deri më 1 prill, në Bukuresht të Rumanisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...