Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Shqipëria do të presë edhe ndeshjet e grupit për Europianin U-19 për femra, njihuni me shortin

Edhe Shqipëria U-19 për femra ka njohur ditën e sotme grupin dhe kundërshtaret për eliminatoret e radhës të Kampionatit Europian 2022-2023. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, përfaqësuesja shqiptare U-19 ka mësuar se do të jetë pjesë e grupit B2 në Ligën B e do të përballet me Rumaninë, Lituaninë dhe Armeninë.

Të gjitha ndeshjet e grupit që zhvillohen në formën e një mini-turneu do të luhen në vendin tonë në datat 5, 8 dhe 11 tetor, ndërsa disa ditë më pas, Shqipëria do të mirëpresë edhe ndeshjet e grupit B2 të Shqipërisë U-17, që gjithashtu do të luajë për eliminatoret e Kampionatit Europian për grupmoshën e saj. Kjo nuk është hera e parë që FSHF konfirmohet nga UEFA si një partner i besueshëm për të zhvilluar ndeshje të këtyre niveleve, teksa së fundmi dy qeveritë e futbollit bashkëpunuan për të organizuar finalen e parë të UEFA Conference League.

Edhe në këtë fushatë eliminatoresh të vlefshme për Kampionatin Europian 2022-2023, Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi do të jetë pjesë e Ligës B, ku do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A. Gjashtë ekipet e para në çdo grup dhe vendet e dyta me rezultatet më të mira ndaj ekipeve të para dhe të treta në grup do të promovohen në Ligën A.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...