Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shqipëria e Kosova bashkë në një tjetër sport, pas Ligës Unike krijohet Superkupa Mbarëshqiptare

E krijuar zyrtarisht pasditen e djeshme në Tiranë, Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës në basketbolli hapi udhë bashkimit të dy vendeve në shufë sfera të ndryshme, ndërsa hapin e radhës e hodhi një tjetër sport, volejbolli.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare dhe asaj Kosovare të këtij sporti, njoftuan se kanë nënshkruar marrëveshjen për organizimin e Superkupës Mbarëshqiptare të Volejbollit, një kompeticion ku do të marrin pjesë fitueset e kampionatit dhe të kupës në Shqipëri e Kosovë.

Ideja për krijimin e kësaj superkupe ishte në ajër që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa pas një takimi informal në qytetin e Durrësit, palët finalizuan hollësitë e këtij kompeticioni, që do të zhvillohet si në volejboll për meshkuj, ashtu edhe për femra.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit:

SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE E VOLEJBOLLIT
Pas një takimi informal, të mbajtur të martën në mbrëmje në Durrës, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe ata të Federatës së Volejbollit të Kosovës, kanë finalizuar hollësitë e marrëveshjes së arritur në shkurt të këtij viti, për organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare të Volejbollit.

Kjo Superkupë do të organizohet si midis kampiones së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës si për femra, ashtu edhe meshkuj, por edhe midis fitueses së Kupës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për të dyja gjinitë. Kjo Superkupë Mbarëkombëtare do të zhvillohet në hapësirat midis fazave të kampionateve përkatëse, ndërsa datat e sakta do të zyrtarizohen në javët në vijim…

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...