Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen e datës 27 mars në transfertë ndaj Polonisë, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Mbrojtësi i kombëtares ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Atalantës ndaj Napolit në Serie A, teksa u detyrua të zëvendësohej në minutën e 44-të pas një problemi muskulor.
Pas testeve të fundit, rezulton se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje të gradës së parë në muskujt e kofshës së majtë me kohën e rikuperimit që shkon të paktën deri në dy javë. Kështu, 30-vjeçari humbet ndeshjen ndaj Empolit ndërsa është i detyruar të qëndrojë edhe larg grumbullimit të kombëtares. I pari nën drejtimin e trajnerit të ri Sylvinho.
LEXO EDHE:
- Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet e para, nuk ka surpriza
- Humbi qetësinë ndaj Berardit, pezullim dhe gjobë për Kumbullën
- Grushti i Hekurt, Alban Beqiri paralajmëron moldavin: Fitoj me K.O
- “Vë dorën në zjarr, Barcelona nuk ka paguar arbitrat”, Pique: Ishim superior ndaj kujtdo!
Fat i keq për Gjimshitin dhe për kombëtaren duke parë rëndësinë, por edhe shkallën e vështirësisë së ndeshjes kualifikuese përballë Polonisë. Ndërkohë, pritet që Gjimshiti t’i rikthehet fushave të blerta vetëm pas pauzës së kombëtares për të dhënë kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit me fanellën e Atalantës.
