Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shqipëria i sfidon në muajin mars, Polonia prezanton trajnerin e ri

Soccer Football - World Cup - UEFA Qualifiers - Group I - Albania v Poland - Arena Kombetare, Tirana, Albania - October 12, 2021 Poland's Kamil Glik reacts after Karol Swiderski scored their first goal REUTERS/Florion Goga

Në muajin mars, Shqipëria nis kualifikimin për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit E së bashku me Poloninë, Republikën Çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe teksa tashmë edhe me trajnerin brazilian Sylvinho shpresohet kualifikimi për në finalet e Europianit për të përsëritir suksesin e vitit 2016.

Sfida e parë për Shqipërinë është ajo e datës 27 mars në transfertë ndaj Polonisë, me këta të fundit që së fundmi kanë prezantuar edhe trajnerin e ri. Përzgjedhja e Federatës Polake është Fernando Santos që pas Kupës së Botës mbylli aventurën me Portugalinë.

68-vjeçari shndërrohet në trajnerin e tretë të huaj në histori që merr përsipër drejtimin e Polonisë pas Leo Beenhakker dhe Paulo Sousa. Kujtojmë se Santos ka precedentë edhe në përballjet me Shqipërinë duke qenë se në kualifikueset për Euro 2016 me Portugalinë sfidoi kuqezinjtë në Elbasan Arena teksa më datë shtatë shtator të vitit 2015 triumfuan me rezultatin 0-1 me golin që u shënua nga Miguel Veloso.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...