Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shqipëria-Kosova dhe gjigandët e Kontinentit! Spektakli i kombëtareve vetëm në Supersport!

Një javë e zjarrtë ka nisur, bëhuni gati për spektaklin e papërsëritshëm që ofron Digitalb-Supersport. Përfaqësueset e mëdha të kontinentit marrin skenën e padyshim interesi maksimal është për Shqipërinë dhe Kosovën, që ashtu si gjigandët e Europës, impenjohen në Nations League. Kombëtarja kuqezi zbret në fushë në transfertën me Izraelin, dhe tre ditë më pas pret Islandën në Air Albania, me misionin për të marrë kreun e grupit.

Dy sfida drithërimash, që ofrojnë emocion e kërshëri. A do ia dalë Shqipëria të bëjë dy fitore të bujshme, a do të ndryshojë skemë Reja në kurthin për kundërshtarët, a do të shkëlqejë ylli i momentit Broja për të ndezur zemrat kuqezi? Përgjigjen do ta merrni vetëm në transmetimin live në Supersport.

Në të njëjtat ditë impenjohet dhe Kosova. Dardanët me zjarrin e motivimit për t’u ngjitur në skenën ndërkombëtare dhe talent të jashtëzakonshëm në gjirin e tyre, kërkojnë fitoren ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros. Nën drejtimin e Alain Girese skuadra kërkon progresin për ta bërë emrin Kosovë edhe në futboll, si ambasadorin më të mirë të vendit anembanë botës.

Por jo vetëm Shqipëria dhe Kosova, për të mëdhenjtë e Europës, ky raund i Nations League është korridori drejt Botërorit Katar 2022. Franca e Mbappe, Anglia e madhe, “Panzerat” gjermanë, Holanda e “tulipanëve”, Spanja e spektaklit, Portugalia e Ronaldos, gjigandët pushtojnë skenën me ndeshje spektakolare.

Sfida epike Angli-Gjermani, Itali – Angli, Holandë – Belgjikë, Portugali-Spanjë, të denja për të ofruar ajkën e futbollit e bashkë me to edhe gjithë protagonistët e tjerë të Europës. Mbi 30 ndeshje spektakolare në një javë të vetme, 5 çdo ditë në një buqetë të pakrahasueshme sfidash.

Mos mungoni të shijoni aksionin e jashtëzakonshëm te Kombëtareve, si gjithmonë vetëm në Supersport!

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...