Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Shqipëria mposhtet edhe në Holandë

Kombëtarja shqiptare e basketbollit pësoi edhe humbjen e dytë në paraeliminatoret e Botërorit 2019. Kuqezinjtë u dorëzuan në fushën e Holandës me rezultatin 91-77, në një ndeshje ku luajtën si të barabartë vetëm në gjysmën e lojës.

Starti i sfidës ishte mjaft i mirë për ekipin e drejtuar nga Antonis Konstandinides, madje Shqipëria e mbylli në avantazh periodën e parë me rezultatin 26-24.

Përballja vijoi e luftuar në periodën e dytë, që përfundoi me shifrat e barabarta 27-27, por gjithçka ndryshoi pas pushimit të lojës. Ekipi Holandës u shfaq më i freskët fizikisht dhe psikologjikisht, duke krijuar një avantazh të thellë dhe fitoi me 8 pikë diferencë periodën e tretë.

Fundi i lojës ishte jo i mirë për djemtë kuqezi, që realizuan vetëm 11 pikë, përballë 19 të kundërshtarëve. Gerti Shima ishte më i miri në parket me 23 pikë të realizuara, por paraqitja e tij nuk e ndihmoi Kombëtaren të evitonte disfatën.

Ajo në Holandë ishte humbja e dytë e Shqipërisë në paraeliminatoret e Botërorit 2019 të basketbollit, pasi më parë kuqezinjtë ishin mposhtur në shtëpi nga Austria. Sfida e radhës do të luhet më 12 Gusht, pikërisht përballë austriakëve.

 

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...