Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Kuqezinjtë stërviten pak orë para ndeshjes, surprizon Panucci, ja ndryshimet në formacion!

Një seancë e fundit stërvitore pak orë para ndeshjes por çka është më e rëndësishmja, edhe një ndryshim planesh për formacionin që do të zbresë pas pak orësh në fushën e Hampden Park. Panucci surprizon sërish me zgjedhjet e tij dhe ndryshe nga sa të gjithë prisnin, nuk do të jetë një Shqipëri me 5-3-2 por me modulin 4-1-4-1 kundër Skocisë, ku nuk mungojnë risitë edhe me emrat, një formacion që Supersport ka mundur ta zbulojë pavarësisht kujdesit të trajnerit për të ruajtur gjithçka sekret. E pamundur të imagjinohet një ndryshim mes shtyllave, ku Strakosha ishte njeriu i ndeshjes në fitoren ndaj Izraelit, nuk ndryshon as mbrojtja që shikon edhe një herë Veselin dhe Gjimshitin në qendër me Elseid Hysajn dhe Egzon Binakun nga krahët, ndërkohë që fiton një vend për anti-Skocinë që nga minuta e parë Sabien Lilaj, që do të jetë i rreshtuar para mbrojtjes, duke lënë në stol Migjen Bashën, me Xhakën dhe Memushajn që do të jenë para tij. Surpriza dhe në krahët e mesfushës, ku emri që katapultohet në formacion është Emanuele Ndoji, me Panucin që ka vendosur ti japë besim të riut të Brescias, ndërsa Gavazaj e starton rregullisht në krahun e djathtë. Në majë të sulmit, Bekim Balaj, që këtë herë e nis titullar me Sindrit Gurin në stol. Është ky formacioni që sipas të gjitha gjasave do të zbresë në fushë këtë mbrëmje në Hampden Park, aty ku pritet të jenë edhe rreth 1000 tifozë shqiptarë në mbështetje të kombëtares kuqezi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...