Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shqipëria rikthehet te suksesi, mposht Bjellorusinë në miqësoren e parë

Përfaqësuesja Shqiptare e 21-vjeçarëve mposhti 3-2 Bjellourinë në takimin miqësor të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku protagonist absolut për skuadrën tonë ishte Emir Sahiti, i cili realizoi një dy golësh. Kuqezinjtë bindën jo vetëm me rezultat, por edhe më lojë, duke e dominuar kundërshtarin përgjatë të gjithë takimit.

Shqipërisë iu deshën vetëm 17 minuta lojë për të dhënë sinjalin e parë me Taulant Seferin, por goditja e mesfushorit shkon mbi traversë. Më pas është radha e Çinarit që provon, por pa sukses, pasi arrin të gjejë topin, por jo portën. Në të 28-ën është sërish Çinari që kërkon golin, por edhe këtë herë fati nuk është me të.

Kuqezinjtë shtangen në minutën e 30, pasi në të parën mundësi që iu ofrua, Bjellorusia arriti të finalizonte me Fjodasau, i cili pas një kundërsulmi të tijve nuk gaboi i vetëm përballë Kastratit. Pas këtij momenti ekipi i drejtuar nga Alban Bushi reagon mirë duke rritur ndjeshëm presingun. Atëherë kur dukej se skuadra do t’i drejtohej dhomave të zhveshjes në disavantazh, Shefiti në minutën e dytë dhe të fundit shtesë, rikthen baraspeshën.

Fraksioni i dytë sheh sërish kuqezinjtë më kërkues dhe dominues. Shabani i shkon pranë golit të avantazhit në minutën e 50, por e majta e tij nga brenda zonës ndalet nga portieri kundërshtar. Bjellorusët provojnë të lëshojnë sinjalet tyre, por pa shumë efikasitet. Në minutën e 63-të, Sahiti tregohet fantastik, pasi arrin të kalojë të gjithë kundërshtarët dhe më të dërgojë topin në rrjetë. Mrekullia vjen sërish prej Sahitit, i cili në të 79-ën çon shifrat në 3-1 për kuqezinjtë. Bjellorusia ngushton distancën në minutën e 88 më anë të Antieluski, ndërsa më pas nuk ka më kohë për gola të tjerë.

Ky ishte testi i parë miqësor ndaj Bjellorusisë për përfaqësuesen e 21-vjeçarëve, ndërkohë që sërish po më të njëjtin kundërshtar do të ndeshen më datë 8 qershor në “Elbasan Arena”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...