Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Shqipëria tenton mrekullinë me Kroacinë, Sylvinho ndryshon formacionin

Momenti i së vërtetës. Shqipëria përballet me Kroacinë në ndeshjen e dytë në grup, në një sfidë ku të dyja skuadrat, të mundura në ndeshjet e para, luajnë gjithçka për gjithçka.

Për Shqipërinë është ndeshja e jetës. Pas humbjes me Italinë, shansi i vetëm për të shpresuar në një kualifikim në 1/8, qoftë edhe si vend i tretë, është pikërisht një rezultat pozitiv përballë Kroacisë skuadrës më të fortë të Ballkanit.

Do të duhet një mrekulli, por në futboll, edhe pse rrallë ato ndodhin, dhe një popull i tërë shpreson që mrekullia të ndodhë në “Volksparkstadion”, aty ku stadiumi pritet të dominohet sërish nga ngjyrat kuqezi.

Eksodi kuqezi nga Dortmundi në Hamburg ka nisur, me shqipet që kanë pushtuar qytetin e dytë më të madh në Gjermani pas Berlinit.

Të gjithë me shpresën që sfida me Italinë të ketë dhënë leksionet e duhura, ka lënë pas pengjet se të kaltrit i respektuam më shumë se duhet, pavarësisht dominimit taktik dhe kualitetit të skuadrës së Spallettit.

Kroacia është një kundërshtar ndryshe, ndoshta më i fortë fizikisht se Italia dhe shumë më luftarake, teksa nuk i mungon dhe bagazhi i lartë teknik me emra të mëdhenj.

Lexo edhe: 

Për më tepër, pas humbjes 3-0 me Spanjën do të vijë e etur në maksimum për të reaguar. Mesfusha do të jetë pa dyshim reparti që do të vendosë sfidën, me Sylvinhon që pritet që këtë herë të ketë një plan ndryshe për të nxjerrë nga kafazi i kundërshtarëve Asllanin, teksa trajneri pritet të bëjë ndryshime në formacion, me Ismajlin , Balliun dhe Arbër Hoxhën që shkelmojnë për një vend titullari.

Do të duhet guxim dhe nerva të çelikta, dhe mbi të gjitha shumë përqendrim nga të gjithë ata që do të jenë në fushë. Fati i shortit deshi që të përballemi me kundërshtarë më të fortë, por ky popull që përfaqësojnë gjithmonë i është dashur të përballet me armiq më të fortë, e gjithmonë ja ka dalë të fitojë.

Është kjo historia që duhet të shërbejë për të dhënë shpirtin në një tjetër lloj sheh beteje, në një  fushë futbolli, aty ku të gjithë duam një Shqipëri të madhe, Zoti e bekoftë!

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...