Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria triumfoi ndaj Suedisë, Bulku: Jemi një skuadër me karakter, edhe një sforco për objektivin!

Kombëtarja shqiptare U-17 e djemve arriti sot fitoren e parë me tripletë në grupin 7 ndaj Suedisë, sfdë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku bënë një ndeshje të madhe, teksa veç paraqitjes së shkëlqyer, vlen të theksohet se skuadra tregoi karakter në këtë përballje, teksa përmbysi shifrat nga 1-0 për Suedinë në 3-1 për Shqipërinë.

Në përfundim të kësaj ndeshje, trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku dha një prononcim për fshf.org nga Kroacia, aty ku edhe do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e këtij raundi para-eliminator. Tekniku shqiptar përgëzoi skuadrën e tij për atë që treguan në fushë, ndërsa edhe i falënderoi kuqezinjtë e vegjël për karakterin. Bulku u shpreh se tashmë Shqipërisë i duhet edhe një tjetër rezultat pozitiv për të arritur objektivin e madh, ‘Elite Round’, ndërsa do të vijojnë me përgatitjet për ndeshjet e radhës. Trajneri gjithashtu theksoi se ky rezultat i Kombëtares erdhi falë grupit të bashkuar prej gati dy vitesh.

‘Ishte ndeshja e parë, shumë e rëndësishme dhe dua të falënderoj nga zemra të gjithë çunat sepse dhanë maksimumin. Treguan që janë një skuadër me karakter sepse duke parë që ishim në disavantazh përpara Suedisë, një ekip i madh në këto kompeticione, i falënderoj edhe njëherë tjetër për gjithçka bënë.

Vazhduan në vazhdën e rezultateve pozitive, siç kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe, pasi është një skuadër që ka dy vite që luan bashkë. Sot është momenti që çunat të gëzojnë, por mos të harrojmë që na duhet patjetër edhe një rezultat tjetër pozitiv që të arrijmë objektivin tonë që është ‘Elite Round’. Duhet të rrimë të qetë dhe të përgatisim në maksimum këto dy ndeshje që kemi dhe shpresojmë me ndihmën e zotit të arrijmë atë rezultat që ne presim’ – tha trajneri i ekipit kombëtar U-17, Ervin Bulku për fshf.org pas ndeshjes ndaj Suedisë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...