Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Shqipëria U-15 merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Škija”, zbardhet kalendari i ndeshjeve

Shqipëria U-15 do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Škija” që do të zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë në datat 23-26 maj 2023. Ky është një turne tradicional që organizohet çdo vit nga Federata Boshnjake, teksa në këtë edicion do të marrë sërish pjesë edhe ekipi kombëtar U-15 i drejtuar nga trajneri Armand Damo.

Veç Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Malit të Zi dhe Arabisë Saudite si edhe ekipet e Beogradit U-15 dhe Sarajevës U-15.

Lexo edhe:

Skuadrat janë të ndara në dy grupe, me nga tre ekipe, ku secila prej tyre do të zhvillojë nga dy ndeshje. Shqipëria është pjesë e grupit A, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Arabinë Saudite, ndërsa në grupin B gjenden tre ekipet e tjera, Mali i Zi, Beogradi dhe Sarajeva.

Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Armand Dama do të luajnë ndeshjen e parë me Bosnje – Hercegovinën më 24 maj në ora 13:00 në qendrën stërvitore të Kombëtares së Bosnjes, ndërsa më 25 maj, kuqezinjtë do të përballen me Arabinë Saudite në ora 13:00.

Ndërkaq, më 26 maj do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera për vendin e tretë dhe vendin e pestë, si edhe finalja e madhe për vendin e parë. Ekipet që dalin në krye të secilit grup do të luajnë për vendin e 1-2, skuadrat e renditura në vendet e dyta në grupet përkatëse do të luajnë për vendet 3-4, ndërsa ekipet që klasifikohen në fund të grupeve do të luajnë për vendet 5-6.

Kombëtarja U-15 do të nisë grumbullimin më 19 maj në Durrës, ndërsa më 21 maj, kombëtarja do të niset drejt Bosnje-Hercegovinës. Trajneri Dama do të bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar mëngjesin e së premtes.

Kalendari i ndeshjeve të turneut “JOSIP KATALHTUSKI SKUA 2023”

Beograd -Mal i Zi, ora 11:00, 23 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Bosnje-Hercegovinë – Arabi Saudite, ora 13:00, 23 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Sarajevë- Beograd, ora 11:00, 24 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Bosnje-Hercegovinë – Shqipëri, ora 13:00, 24 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Sarajevë vs Mal i Zi, ora 11:00, 25 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Arabi Saudite- Shqipëri, ora 13:00, 25 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Ndeshja për vendin e pestë, ora 10:00, stadiumi ‘FC Mladost Doboj Kakanj’

Ndeshja për vendin e tretë, ora 10:00, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’

Finalja, ora 15:00, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...