Futboll

Shqipëria U-16 mposht Bjellorusinë, e nis me fitore turneun turk!

Shqipëria U-16 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri e ka filluar me një fitore 1-0 ndaj Bjellorusisë rrugëtimin e saj në International U-16 Tournament që po zhvillohet në Turqi. Në këtë turne kuqezinjtë do të luajnë edhe ndaj vendasve të Turqisë dhe Lituanisë.

16 vjeçarët kuqezinj zbritën në fushën e lojës me këtë formacion: Ujkaj; Abazaj; Pano; Kurbasha; Neziri; Kote; Kreka; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni. Në pjesën e parë është luajtur një futboll i hapur, me të dy skuadrat që kanë kërkuar portat kundërshtare. Në minutën e 39-të Shqipëria ka kaluar në avantazh me anë të Danilo Bajraktarit, që ka shënuar në portën bjelloruse pas një aksioni të rrjedhshëm të finalizuar me sukses nga mesfushori i Internacionalit. Me rezultatin 1-0 për Shqipërinë skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë ka qënë shumë e luftuar, me skuadrën e Beqirit që është mbrojtur shumë mirë dhe ka kërkuar të godasë kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta, të cilat nuk janë finalizuar në mënyrën më të mirë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe debutimi në këtë turne miqësor që zhvillohet në Turqi nisi në mënyrën më të mirë.

Rrugëtimi i 16 vjeçarëve në këtë kompeticion vazhdon ditën e mërkurë, me ndeshjen që do të zhvillojnë me vendin organizator, Turqinë, në orën 16:00.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency