Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Shqipëria U-16 shkëlqeu në UEFA Development, flet Mema: Presim shumë nga ky brez, kemi evidentuar disa lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-16 bëri një paraqitje të shkëlqyer në turneun “UEFA Development” që u zhvillua në vendin tonë në datat 9-14 prill, duke siguruar vendin e parë në grup me 9 pikë të plota.

Nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku, skuadra kuqezi mundi tri skuadrat e grupit, Irlandën e Veriut (2-1), Perunë (3-0) dhe Luksemburgun (5-1), duke shënuar 10 gola dhe duke pësuar vetëm 2 të tillë. Të gjitha ndeshjet e kuqezinjve janë ndjekur me kërshëri nga trajnerët e ekipeve të moshave dhe specialistë të futbollit në vend.

Sulejman Mema, specialisti i ekipeve Kombëtare në FSHF vlerëson këtë aktivitet që i dha mundësi të ndiqnin nga afër dhe të evidentonin disa lojtarë kuqezi që mund të jenë potencialë për të ardhmen e ekipit kombëtar si dhe për të përmirësuar defektet e disave prej tyre, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Europian për moshën U-17.

“Këtë turne të UEFA-s që u zhvillua në vendin tonë e vlerësoj jashtë mase, për të parë elementet më të mirë dhe defektet që kanë futbollistët tanë, që duhen riparuar përgjatë kësaj kohe që kemi në dispozicion, deri në kualifikueset e Kampionatit Europian në shtator. Është një punë e mirë që është bërë nga seleksionimet e bëra gjatë gjithë këtyre viteve për të evidentuar këto vlera që kemi ne sot në ekipet kombëtare. Nga ky ekip, deri më tani, nisur edhe nga ky aktivitet që sapo përfundoi, kemi shumë pritshmëri nga disa futbollistë që kemi evidentuar, që kanë shumë vlera dhe ndoshta edhe në të ardhmen do të kenë fatin e mirë të jenë pjesë e ekipit kombëtar, nëse do të stërviten mirë dhe shpresojmë të vazhdojnë me të njëjtin ritëm”, – thotë Mema, i cili thekson se baza e lojtarëve vendas që thirren për në kombëtare përftohen nga puna që bëhet në ekipet e përfaqësuesve rajonale që në moshë të vogël, duke i ndërthurur më tej edhe me elementët shqiptarë që luajnë jashtë vendit.

“Baza është tek aktiviteti rajonal që ne zhvillojmë, aty ne shikojmë bazën tonë dhe më tej vendosim t’i thërrasim edhe në ekipin kombëtar për t’i provuar. Departamenti i Ekipeve Kombëtare, stafet e ekipeve Kombëtare dhe stafet e përfaqësueseve rajonale janë gjithmonë në kontakt për të ndjekur nga afër punën që bëhet në rajonet e vendit ku ne kemi zyrat tona rajonale.

Seleksionimet e ekipit kombëtar nga vendi kanë qenë të shumta këtë periudhë dhe vlen për të evidentuar vlerat më të mira që ne duhet të marrim në ekip kombëtar. Po kështu ndodh edhe me ata që janë jashtë, i thërrasim dhe i ballafaqojmë me grupin e lojtarëve më të mirë që ne kemi në Shqipëri. Për të arritur te ky grup që kishim tani, trajneri Bulku ka bërë disa seleksionime e grumbullime me lojtarë që luajnë jashtë dhe brenda vendit, duke ndërthurur lojtarët më të mirë” – vijon Sulejman Mema.

Si mund të rriten lojtarët në kampionatin shqiptar? “I kam bërë gjithmonë thirrje trajnerëve, rritjen nga ana kualitative të futbollistëve e kanë në dorë ata, pasi me trajnerët e klubeve lojtarët stërviten gjatë gjithë vitit. Duhet të jenë të përgjegjshëm për punën që ata bëjnë edhe me ato kushte që kanë, të bëjnë të pamundrurën që t’i rrisin vlerat lojtarëve tanë” – përfundoi specialisti i ekipeve kombëtare në FSHF, Sulejman Mema.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...