Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shqipëria U-17 e pafat, Spanja e ndëshkon në fund!

Shqipëria U-17 nuk arrin ta ndalë Spanjën në raundit e dytë të ndeshjeve paraelimantore të Europianit, që po zhvillohen në vendin tonë. Skuadra e Xhemal Mustedanagic rezistoi për 76 minuta, por më pas u ndëshkua nga Zoubdi, duke humbur 0-1 me përfaqësuesen iberike të kësaj grupmoshe. Pavarësisht se kishin përballë një kundërshtar shumë të fortë, “kuqezinjtë” e vegjël treguan një nivel të lartë loje, duke u mbrojtur shumë mirë, por pa hequr dorë nga sulmet, edhe pse ishte shumë e vështirë për të ndëshkuar Spanjën. Spikati në këtë sfidë Bozhanaj, që iu afrua golit në minutën e 71-të. Atëherë kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, një shpërqendrim i momentit, katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt, rezultoi fatal për Shqipërinë U-17, sikurse ndodhi edhe ndaj Kroacisë. Me zero pikë në dy ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Spanjës kuqezinjtë nuk kanë më asnjë mundësi matematike për t’u kualifikuar në “Elite Round”. Në takimin tjetër të Grupit 2, Kroacia shkatërroi 6-0 Lihtensteinin.

 

Shqipëri U-17 – Spanjë U-17         0-1

Shqipëria: Malaj, Shima, Malo, Pici, Gjini, Rama (Haveri 80’), Morina, Murati, Bozhanaj, Ibrahimi (Arapi 63’), Bullari

Spanja: Tenas, Santos Fernandez, Marinez, Buskets, Rosanas Moragas, Morante, Baena (Castro 80’), Valera (Wilfred 64’), Gonzalez Bajon (Camello 73’), Touaizi, Salvatierra

Grupi 2

1 – Kroacia                 6

2 – Spanja                  6

3 – Shqipëria             0

4 – Lihtensteini        0

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...