Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Shqipëria U-17 kualifikohet në “Elite Round” mes skuadrave të treta më të mira

Shqipëria U-17 kualifikohet në “Elite Round” të Kampionatit Europian 2023. Përfaqësuesja kuqezi e 17-vjeçarëve priste thjesht përfundimin e ndeshjeve të grupeve të tjera për t’u siguruar nëse do të kualifikohej si një mes skuadrave të treta më të mira në grupet respektive. Ekipi i drejtuar nga Ervin Bulku i mbylli ndeshjet e Grupit 7 në vendin e tretë me 4 pikë, aq sa Kroacia, e cila u avantazhua nga fitorja në përplasjen e drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Fitorja 3-0 e Belgjikës ndaj Rumanisë në Grupin 6 shoi çdo shpresë të ekipit rumun për vendin e tretë, pasi ka pësuar dy humbje në sfidat e para.

Shqipëria, aktualisht, është e dyta në klasifikimin e vendeve të treta më të mira (avancojnë shtatë vende e para), që do të thotë se nuk do të bjerë poshtë vendit të katër, edhe nëse në grupet 1 dhe 11 vendet e treta do të renditen më mirë së kuqezinjtë 17-vjeçarë.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...