Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shqipëria U-19/ Bogdani: Skuadra ka cilësi, jemi në shërbim të Shpresave

Përfaqësuesja shqiptare e 19-vjeçarëve do të nis një rrugëtim të ri me objektivin e kualifikimit në Elite Round. Sfidat eliminatore nisin në Tetor, por puna për ndërtimin e një grupi konkurrues ka nisur. Në prag të takimit miqësor kundër Kazakistanit, trajneri Erjon Bogdani ka vlerësuar përkushtimin e lojtarëve të tij në këtë periudhë stërvitore.

“Jam shumë i kënaqur, sepse skuadra po stërvitet mirë. Kjo miqësore na shërben që të krijojmë një grup sa më të fortë dhe solid në të ardhmen. Në këto ndeshje do shikoj edhe grupin dhe lojtarët e rinj që po spikasin në ekipet e tyre. Këto ndeshje na shërbejnë që të arrijmë formën më të mirë për kualifikueset. Lojtarët tashmë janë më të pjekur dhe janë gati për të përballuar sfida të rëndësishme. Këtë vit kemi një rritje të ekipit, por do kemi ndeshje të vështira në grupe Gjysma e këtij grupi ka qenë edhe vjet dhe them se kanë eksperiencë”, trajneri Bogdani.

Përsa i përket takimit kundër Kazakistanit tekniku 40-vjeçar u shpreh se skuadra duhet të vlerësoj në maksimum çdo ndeshje, pak rëndësi ka nëse është sfidë testuese apo me vlerë pikësh.

“Ne do kërkojmë të bëjmë lojën tone, edhe pse është një ndeshje miqësore, një rezultat i mirë do të rriste optimizmin. Ne jemi Shqipëria dhe për ekipin tim nuk ka ndeshje miqësore”, deklaroi trajneri i Shqipërisë U-19.

Erjon Bogdani theksoi edhe njëherë se përveç kualifikimit në Elite Round, synimi i Kombëtares U-19 është që të prodhojë sa më shumë lojtarë për Shpresat e Bushit.

“Natyrisht që përveç kualifikimit në Elite Round, ne synojmë t’i shërbejmë sa më shumë ekipit Shpresa. Këtë herë ishte Rada që iu bashkua, por herën tjetër priten të tjerë emra, ndonëse nuk dua të përmend asnjë”, tha Erjon Bogdani

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...