Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria U-19 nuk lë asnjë gjurmë në eliminatoret e Europianit

Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli sot fushatën eliminatore të Europianit 2019 me ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana” ndaj Norvegjisë, ndaj të cilës u mposht me rezultatin minimal 0-1.

Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani kishte shanse minimale për t’u kualifikuar, po kërkonte të mbyllte me fitore këtë edicion, pasi ishte mposhtur më herët nga Ukraina dhe Sllovakia.

Gjithsesi mjaftoi një gabim i qendërmbrojtësit të Skënderbeut, Enes Isufi në minutën e 31-të të pjesës së parë, që kuqezinjtë të mposhteshin minimalisht 0-1 ndaj nordikëve.

Në minutat në vijim, kuqezinjtë e Bogdanit tentuan të rikthejnë baraspeshën, por nuk ia dolën të shënojnë gol në portën e norvegjezëve, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar.

Kështu kuqezinjtë mbyllën fushatën eliminatore të Europianit 2019 me 3 humbje në po kaq ndeshje, ndërsa statistikat bëhen edhe më negative, kur llogarit që Kombëtarja U-19 ka pësuar 5 gola dhe nuk ka shënuar asnjë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...