Kombëtare

Shqipëria U-19/ Shani dhe Hysenagolli tregojnë emocionet si kuqezinj

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Armando Cungu po zhvillon grumbullimin e parë për këtë vit. Nën urdhrat e teknikut të ri kuqezi, 19-vjeçarët janë grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku po zhvillojnë edhe seancat e tyre stërvitore dhe po ndiqen nga afër nga Cungu.

Drejtuesi i stolit kuqezi, në një prononcim për fshf.org u shpreh se qëllimi i këtij grumbullimi është për të evidentuar lojtarë të rinj që do t’i shërbejnë Kombëtares A në të ardhmen.

Keslin Shani, mbrojtësi i talentuar që luan për ekipin e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci u shpreh shumë i lumtur që do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe theksoi se skuadra do të japë maksimumin.“Në këtë grumbullim ndihem shumë mirë, jam shumë i kënaqur që përfaqësoj ngjyrat e kombit tim. Do japim maksimumin të gjithë. Grupi është shumë i mirë. Besoj që të gjithë çunat janë elementë të mirë përderisa janë këtu, që përfaqësojnë ngjyrat e kombit. Dhe besoj që të gjithë do bëjmë shumë mirë përpara në karrierën tonë tek ekipet tona përkatëse. Me trajnerin ndihemi shumë mirë, është prezantuar shumë mirë. Të gjithë jemi bashkë dhe jemi ndjerë shumë rehat edhe me trajnerin e ri. Synimi me fanellën kuqezi është që të bëj sa më lart dhe të arrij ekipin e parë, me Kombëtaren e madhe, sa më shpejt të jetë e mundur”, – tha Shani në një prononcim për fshf.org

 

I lumtur nga ky grumbullim shfaqet edhe 19-vjeçari që aktivizohet me ekipin e Leganes, në Spanjë, Henry Hysenagolli, i cili shpreson që të ketë një rrugëtim sa më të gjatë me ekipet kombëtare. “Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Trajneri është shumë i mirë dhe skuadra është shumë e fortë dhe shumë e mirë. Komunikimi me trajnerin është shumë i mirë.”- u shpreh Hysenagolli.
Kombëtarja U-19 zhvilloi dy ndeshje miqësore gjatë këtij grumbullimi të parë për këtë vit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency