Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria U-21 dominon por nuk shënon, Islanda “rrëmben” 1 pikë

Shqipëria e 21 vjeçarëve e pafat në “Elbasan Arena” përballë Islandës në ndeshjen e katërt eliminatore të Europianit, e vlefshme për grupin 2. Shumë raste të shpërdoruara dhe një volum i madh loje nga kuqezinjtë që nuk arritën ta kalonin vijën fatale përballë nordikëve në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Alban Bushit. Asnjë gol dhe shumë raste të shpërdoruara nga Abazaj, e Mustafa, tregues i faktit se kjo skuadër ka ende nevojë për kolaudim edhe pse sinjalet janë pozitive dhe vendi i dytë në grupin eliminator mbetet ende një objektiv i arritshëm.

Shumë grinte dhe dëshirë, është një skuadër e mbushur me talente dhe ide ajo e Alban Bushit që kërcënoi me Kristal Abazajn që në minutën e 10. Sulmuesi i Luftëtarit tregoi gjithë klasin e tij por rrezja e finalizimit ishte e imituar dhe ai nuk mundi të shënjestronte portën, ndërsa Bare dhuroi një asist për Mustafën por ky i fundit u ndal nga portieri dhe topi përfundoi në këmbët e Abazajt që u tregua sërish i pasaktë. Pak çaste më vonë Haraldson përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes kuqezi duke e parë veten ballë përballe Selmanit por gardiani i Laçit i mohoi kënaqësinë e golit. Asnjë moment frymëmarrje në fushën e blertë sepse Mustafa replioi me një goditje nga jashtë zonës,  ndërsa Hardaldson tentoi të kapte në befasi Selmanin që u kundërpërgjigj sërish me mjeshtëri.

Me gazin në maksimum dhe me një tjetër rast të artë e mbylli Shqipëria pjesën e parë ku i përhershmi Abazaj provoi me një goditje nga e djathta e sulmit, por Olafson e devijoi topin jashtë. Sulmuesi tropojan ishte një kërcënim i vërtetë për mbrojtjen islandeze por në të 57-ën gaboi rëndë në finalizim duke i mohuar skuadrës së Bushit një gol pothuajse të shënuar. I papërmbajtshëm Abazaj që kërkoi të korrigjohej dy minuta më vonë por topi përfundoi gjitur me shtyllën. Selmani u shfaq sërish në rolin e heroit 14 minuta nga fundi teksa grushtoi jashtë goditjen e Gudmundson. E pabesueshme, porta e islandezëve nuk u prek as në minutën e fundit kur Ramadani mund të kishte marrë maksimumin nga një goditje që përfundoi jashtë. Islanda e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pasi Sigurgeursion u ndëshkua me të kuq por 3 minutat shtesë nuk ndryshuan asgjë pavarësisht këmbënguljes së kuqezinjve që e mbyllin këtë sfidë me 1 pikë të fituar që i zbret në vendin e katërt të Grupit 2 me 5 pikë pas, Spanjës, Irlandës së Veriut dhe Sllovakisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...