Futboll

Shqipëria U15 nis grumbullimin tre ditor, talentet kuqezi duan kombëtaren A

Shqipëria U-15 ka filluar sot grumbullimin 3 ditor në kompleksin Tropikal. Trajneri Armand Dama ka grumbulluar 23 lojtarë nga kampionati vendas, elementë të cilët janë ndjekur me kujdes në turnetë e përfaqësueseve rajonale U-13 dhe U-14 që organizohen çdo vit nga Federata e Futbollit.

Në këtë grumbullim të parë trajneri Dama nuk ka pasur mundësi të shikojë nga afër elementë cilësorë që luajnë jashtë vendit, për shkak të kufizimeve të krijuara nga pandemia. Kuqezinjtë përveç stërvitjeve që po zhvillojnë në Durrës, do të luajnë dhe një ndeshje miqësore me Teutën U-15, ndeshje që do t’i japë trajnerit Dama mundësinë të provojë të gjithë lojtarët.

Për të folur mbi grumbullimin dhe emocionet e të veshurit të fanellës kuqezi, fshf.org zhvilloi intervista me disa nga futbollistët e vegjël, të cilët nuk i fshehën emocionet e tyre.

“Jetmir Laze, një nga lojtarët e Kombëtares U-15 u shpreh se ky grumbullim është një eksperiencë e mirë për grupin. “Ky grumbullim është shumë i mirë për ne si lojtarë. Na bën që të kemi eksperienca më të mira në grup. Atmosfera e grupit është shumë e mirë. Dëshira ime është që me punë të arrij edhe Kombëtaret e mëtejshme. Ëndrra ime është Kombëtarja e madhe.”- u shpreh Laze.

Ndërsa Tedi Malaj u shpreh i lumtur nga ky grumbullim, duke theksuar se atmosfera në ekip është mjaft e ngrohtë. “Atmosfera në grup është shumë e ngrohtë. Grumbullimi është në kushte shumë të përshtatshme. Ndihem mirë me shokët, ambienti është i ngrohtë. Shpresoj që me vullnet dhe punë të arrij të luaj në të gjitha Kombëtaret e moshave dhe në Kombëtaren e madhe”- tha për fshf.org, Tedi Malaj.

Hetem Lushaj, një tjetër futbollist i Kombëtares nuk e fshehu dëshirën për t’u bërë pjesë e Kombëtares së madhe një ditë. “Atmosfera në grup është shumë e mirë. Në këtë grumbullim ndihem shumë mirë, ngaqë jam një lojtarët e përzgjedhur. Shpresoj ta vazhdoj rrugëtimin, duke bërë shumë stërvitje dhe shumë punë. Dëshira ime është që të arrij te Kombëtarja e madhe”- u shpreh Lushaj.

Lista e kombëtares U-15 ka pësuar një ndryshim, me Etem Xhemalin që nuk është grumbulluar për shkak të problemeve shëndetësore dhe në vend të tij është grumbulluar Epaminonda Kristidhi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency