Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria U17, Bulku: Më pëlqeu grinta e djemve, ishte ndeshje e barabartë

Trajneri i Shqipërisë U17, Ervin Bulku theksoi pas barazimit 1-1 me Zvicrën se ekipi i tij bëri një paraqitje të mirë. Ai rreshtoi dhe arsyet që sipas tij e bëjnë këtë ekip kompetitiv. Numri një i pankinës së kuqezinjve veçoi se ndeshja ishte e barabartë, paçka se ndjen keqardhje për faktin se nuk u morën 3 pikët.

Jam i kënaqur për paraqitjen e skuadrës dhe grintën që dëshmoi. Kjo skuadër ka vite bashkë, ka karakter të fortë dhe djemtë shkojnë shumë mirë. Kjo skuadër po të bëhet grup dhe po të japë maksimumin, mund të zhvillojë ndeshje si kjo e sotmja.

Na vjen keq për rezultatin, por edhe Zvicra pati raste. Ishte një ndeshje e barabartë, por ishte një ndeshje e barabartë si për ne dhe për ata. Ndeshja e tretë? Lodhja bën të vetën. Kundërshtari ynë është mundur në fund nga Franca. Letonia është një kundërshtar i fortë.

Franca është një hap para ekipeve të tjera, ndërsa të tjerat janë në të njëjtin nivel”. Shqipëria U17 do të luajë të martën ndeshjen e fundit të Elite Round, ndaj Letonisë në orën 17:00 në Air Albania.

Lexo edhe: 

Skuadra kuqezi do të kërkojë që të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Për të bërë më pas llogaritë duke parë dhe rezultatin e ndeshjes mes Francës dhe Zvicrës që do të luhet në “Elbasan Arena” në të njëjtën orë.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...