Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria U17 fiton 5-0 ndaj Lihtenshteinit por nuk kualifikohet në Elite Round

Shqipëria e 17 vjeçarëve e mbyll në mënyrën e duhur aventurën e saj në eleminatoret e europianit të 2018. Të eliminuar pas dy humbjeve minimale 0-1 ndaj Kroacisë dhe Spanjës, për kuqezinjtë e vegjël ishte detyrë mbyllja sa më e mirë e eliminatoreve në Grupin 2. Djemtë nuk zhgënjejnë duke u treguar se paraqitjet ndaj dy rivalëve të grupit nuk ishin rastësi, duke triumfuar 5-0 ndaj Lihtenshteinit. Mustedanagic bën ndryshime të vogla në formacion, por duke konfirmuar sulmin që rezulton i frikshëm. Në minutën e 10-të Kleis Bozhanaj më i miri për tanët në këto eliminatore përfiton nga dhurata e portierit kundëshrtar për të zhbllokuar sfidën. Pasi Bullari humbi një mundësi të mirë (15′) është sërish Bozhanaj që me një aksion personal tregon gjithë klasin e tij, duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 21-të. 3 minuta më vonë Astrit Rama me një gjuajtje nga jashtë zonës realizon edhe golin e tretë dhe të parin për mesfushorin e Olimpiakos. Në harkun e një minute janë dy mundësi nga njëra portë tek tjetra, në fillim Frick për Lihtenshteinin dhe më pas Ibrahimi për kuqezinjtë (26′, 27′). Goli është çështje kohe teksa do të zhbllokohet edhe kapiteni Emiljano Bullari që në minutën e 33 con shifrat 4-0, duke mbyllur pjesën e parë me këtë poker golash në favor të Shqipërisë. Pushimi nuk prish dëshirën për të shënuar sërish me Klesi Bozhanaj që në minutën e 50 dhuron spektakël duke shënuar golin e 5 të sfidës dhe të 3 personal. Gjithcka mbyllet këtu, pavarësisht se rastet për të shënuar nuk mungojnë. Në fund ajo që mbetet në mbylljen e këtyre eliminatoreve është keqardhja për eliminimin e pamerituar.

Xhemal Mustedanagic:

“Ndeshje e mirë, jam i kënaqur nga skuadra. Më vjen keq që nuk morëm pikë me Kroacinë dhe Spanjën, por duhet të pranojmë se ata janë një tjetër nivel. Ndjehem mirë për faktin që dhamë gjithcka dhe bëmë një përfaqësim dinjitoz të futbollit shqiptar”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...