Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria U17, kuqezinjtë nisin fazën “Elite Round” ndaj Francës

Kombëtarja e 17-vjeçarëve të Shqipërisë do të luajë në fundin e këtij muaji tri ndeshjet e “Elite Round”, për të synuar një kualifikim historik. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, ka nisur përgatitjet në resortin “Tropikal” në Durrës.

Skuadra është e fokusuar për ndeshjen e parë që do të luajë në datën 22 mars ndaj Francës. Shqipëria U17 do luajë të gjithë ndeshjet në “Air Albania”. Përveç “Gjelave”, kuqezinjtë do të përballen edhe me ekipet U17 të Zvicrës dhe Letonisë.

Dëmtimet janë një problematikë që po shqetëson trajnerin Bulku. Bode, Jaku dhe Përndreca kanë patur probleme fizike, por shpresohet që të jenë të gatshëm për sfidën e parë.

LEXO EDHE:

Në anën tjetër, Roni Hasani dhe Muhadin Sulejmani ende nuk janë pajisur me pasaportë. Kjo është hera e tretë që skuadra e 17-vjeçarëve të Shqipërisë merr pjesë në Elite Rounde.

Objektivi i kuqezinjve të vegjël është të shkuajnë historinë. Tri ndeshjet do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Superport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...