Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria U17, ndryshon agjenda e dy miqësoreve ndaj Bosnjes

Ekipi Kombëtar U-17, do të luajë dy takime miqësore ndërkombëtare në muajin shkurt kundër bashkëmoshatarëve të Bosnje Hercegovinës. Trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku do të ketë në dispozicion për këto ndeshje lojtarët e vitlindjes 2006, ndërkohë që ka një ndryshim në agjendën e dy takimeve.

Fillimisht, dy federatat kishin rënë dakord që këto dy miqësore të luheshin në 14 dhe 16 shkurt, teksa pas një konsulte e një diskutimi të mëtejshëm u ra dakord që dy ndeshjet që do të zhvillohen në Shqipëri të luhen në dy data të tjera.

Takimi i parë është planifikuar të zhvillohet në 15 shkurt, duke nisur në ora 15:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, ndërsa sfida e dytë Shqipëri U17 – Bosnje Hercegovinë U17 do të luhet në 17 shkurt, ora 11:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania”, Tiranë.

Në të dyja takimet, Federata Shqiptare e Futbollit do të hapë dyert për të gjithë tifozët, për t’i dhënë sa më shumë mbështetje kuqezinjve të vegjël. Para pak javësh, Shqipëria U-17 zhvilloi dy takime miqësore kundër Turqisë, teksa këto ndeshje të programuara nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF vijnë në kuadër të përgatitjeve intensive përpara turneut zyrtar që do të zhvillohet në muajin mars në vendin tonë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku janë kualifikuar në Elite Round dhe do të tentojnë kualifikimin për në finalet e Europianit 2023, teksa do të luajnë shanset e tyre kundër Francës, Zvicrës e Letonia.

15 shkurt
Shqipëri U17 – Bosnje Hercegovinë U17ora 15:00, stadiumi “Niko Dovana” Durrës

17 shkurt
Shqipëri U17 – Bosnje Hercegovinë U17ora 11:30, stadiumi “Air Albania” Tiranë

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...