Shqipëria U17 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17.
Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku, kaloi në avantazh në minutën e 14’ falë golit të Flavio Sulejmanit.
Presingu i sulmuesit bëri efekt. 17-vjeçari i Perugias, besoi te një top i ardhur nga mbrojtja dhe fitoi duelet me mbrojtësin dhe portierin kundërshtar.
Lexo edhe:
- U shkarkua nga Bayern, destinacioni i ardhshëm i Nagelsmann në Premier League
- Al Khelaifi: Duam t’i mbajmë Messin, Mbappen dhe Ramos, por kemi një sy te akademia
- Modric: E ardhmja? Dëshira ime dihet, pjesa tjetër janë thashetheme dhe supozime
- Mbappe fokusohet te Maignan: Ishte e rëndësishme të mos pësonte gola!
Parabola e Sulejmanit përfundoi në rrjetë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Ndeshja po luhet në “Air Albania” dhe po transmetohet në SuperSport 1.
Gjatë pjesës së parë shkëlqeu me pritjet e tij edhe Amarildo Dervishi, portieri 16-vjeçar i Skënderbeut.
