Shqipëria U19 fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj moshatarëve të saj nga Azerbajxhani në “Elbasan Arena” me shifrat 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku arriti të triumfonte falë dopietës së realizuar nga Flavio Sulejmani.
90 minuta mjaft të mira të zhvilluara nga kuqezinjtë e ekipit kombëtar. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura ndërsa në të 51-n, pas një aksioni nga majta, Krasniqi shmangu bukur një nga kundërshtarët dhe shërbeu në qendër të zonës.
Ku sulmuesi i Perugias, Flavio Sulejmani, goditi me qetësi dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Në të 75-n Shqipërinë U19 shënoi sërish, përsëri me Sulejmanin. Pas një aksioni të bukur të kuqezinjve.
Lexoni edhe:
- “Shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta”, Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë!
- Mancini e nis me humbje aventurën, Arabia Saudite bie në “St. Jame’s Park”
- Zielinski mungon ndaj Shqipërisë? Ja si është gjendja e mesfushorit të Napolit
- Kualifikueset EURO 2024/ “Vëllazërorja” Kosovë-Zvicër premton spektakël në “Fadil Vokrri”
Këto dy gola u mjaftuan 19-vjeçarëve kuqezi për të marrë fitoren në këtë përballje. Pesë minuta përpara fundit, Sanan i skuadrës azere u ndëshkua me karton të kuq. Të hënën do të luhet dhe sfida e dytë miqësore mes këtyre dy ekipeve, në Shtëpinë e Futbollit, në orën 16:30.
Trajneri Bulku pati mundësinë për të parë nga afër gjendjen e ekipit, teksa këto sfida luhen në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe. Që zhvillohen në muajin nëntor.
Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren U19 në Grupin 13. Së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.
