Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria U19/ Miqësorja e luksit ndaj kampionëve, Bulku publikon listën

Shqipëria U19 nis të dielën e 6 gushtit përgatitjet për miqësoren e luksit me kampionët e Europës për grupmoshën U19, Italinë. Trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku ka zbardhur këtë të premte edhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë miqësore të rëndësishme.

Ndeshja mes dy përfaqësueseve të kësaj grupmoshe, do të zhvillohet në Koverçiano (9 gusht) dhe është planifikuar të nisë në ora 17:30.

Trajneri Bulku ka ftuar për këtë test 20 lojtarë të vitlindjes 2005-2006. Një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses së 19-vjeçarëve gjatë këtij viti. E që kanë marrë pjesë në miqësore apo seleksionimet e shumta.

Lexo edhe:

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria U19 zhvillon ndeshje miqësore ndaj Italisë në muajin gusht, duke e kthyer këtë test tashmë në një traditë.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë të dielën drejt Italisë, duke nisur menjëherë përgatitjet në shtetin fqinj. Nën drejtimin e Bulkut, skuadra kuqezi do të stërvitet për tri ditë me radhë në qendrën e Koverçianos. Teksa më 9 gusht do të luajë edhe miqësoren ndaj të kaltërve

Për trajnerin Ervin Bulku dhe stafin teknik të kuqezinjve, takimi ndaj Italisë konsiderohet si mjaft i vyer për të parë gjendjen e skuadrës dhe elementët e perspektivës. Edhe në kuadër të provës së radhës së Shqipërisë U19 në arenën ndërkombëtare.

Kuqezinjtë do të marrin pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023/2024 në Grupin 13. Së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë.

Më poshtë, edhe lista e 20 futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U19 për miqësoren me Italinë U19:

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...