Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë, Lila dhe Binaku nuk ja dalin, Panucci fton 3 të tjerë!

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot pasdite seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy takimet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian të vitit 2020.

Grupi në dispozicion të trajnerit Christian Panucci nuk ishte i plotë pasi Taulant Xhaka, Kristal Abazaj dhe Naser Aliji do të bashkohen me skuadrën në mbrëmjen e së hënës, pasi u aktivizuan të dielën me skuadrat e tyre dhe e kishin të pamundur të mbrrinin dot më herët.

Konfirmohet mungesa e portierit Thomas Strakosha në këtë grumbullim. Gardiani i Lazios duhet të bashkohej me skuadrën të dielën, por humbi avionin për shkak të trafikut në Romë dhe Panucci e ka ndëshkuar duke e lënë jashtë këtyre dy ndeshjeve, ku titullar në portë pritet të jetë Etrit Berisha, ndërsa Strakosha është zëvendësuar nga portieri i përfaqësues Shpresa, Gentjan Selmani.

Pas analizave të kryera, që kanë përcaktuar shkallën e dëmtimit janë larguar përfundimisht nga grumbulli Andi Lila dhe Egzon Binaku, të cilët nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy takime ndërkohë që Bekim Balaj do të qëndrojë në grumbullim dhe do të provojë të riaftësohet për sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Për të mbuluar largimet e Lilës dhe Binakut, trajneri Panucci ka thirrur me urgjencë Ylber Ramadanin dhe Ermir Lenjanin, futbollistë që kanë pjesë e Shqipërisë edhe në Ligën e Kombeve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...