Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shqiprim Taipi i bashkohet të vëllait, prezantohet zyrtarisht te Kukësi

Krahas trajnerit italian Diego Longo, Kukësi ka zyrtarizuar edhe një tjetër futbollist të afruar rishtaz në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin Shqiprim Taipi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut në Kategorinë Superiore.

Futbollisti vendosi të firmosë me verilindorët, ku do të ketë mundësi të luajë në të njëjtin ekip me vëllanë e tij më të madh, Gjelbërim Taipi, i cili iu bashkua Kukësit që verën e kaluar dhe ka qenë titullar në mesin e fushës.

“Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para dhe shpresoj që të jetë ashtu. Më bindi arsyeja që Kukësi thuajse çdo vit luan në Kupat e Europës dhe kjo ishte arsyeja pse u transferova këtu. Më motivon fakti që do të luftojmë për objektiva madhore. Shpresoj që të jemi ndër vendet e para. Roli im është mesfushor dhe shpresoj që më shumë të shërbej për shokët se sa të shënoj”, deklaroi Taipi në fjalët e para si futbollist i Kukësit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...