Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Shqiponjat” e Zvicrës nuk ia dalin, Suedia në çerekfinale

“Shqiponjat” e Zvicrës nuk ia dalin përballë Suedisë. Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Xhemaili, të katër titullarë ndaj nordikëve në përballjen e fazës së 1/8-ave të Botërorit nuk mundën të ishin vendimtarë për përfaqësuesen helvete, që u mposht 1-0 falë golit të Forsberg në minutën e 65-të.

Zvicra tentoi të merrte iniciativën gjatë pjesës së parë, por ishin suedezët ata që iu afruan më shumë golit dy herë me Berg dhe me Lusting, ndërsa për zvicëranët në këtë pjesë Xhemaili ishte i pafat kur goditja e tij brenda zonës përfundoi jashtë.

I pafat edhe portieri Sommer në pjesën e dytë, me goditjen e Forsberg, që pasi u devijua nga mbrojtja, përfundoi në rrjetë.

Zvicra tentoi gjithçka për kthyer rezultatin por rezultati nuk ndryshoi më, madje në kohën shtesë Lang u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje si lojtar i fundit. Fillimisht Skomina akordoi 11-metërsh, por pasi u konsultua me sistemin VAR dha goditje të lirë thuasje mbi vijën e 16-metrave. Sapo u ekzekutua goditja, që u prit nga Sommer, kryesori vërshëlleu për përfundimin e takimit.

Pas 24 vitesh suedezët kualifikohen në çerekfinale të Botërorit, çka nuk ndodhte që nga “USA 1994”. Duket se përfaqësuesja nordike funksionon më mirë pa Zlatan Ibrahimovic.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...