Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta”, Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë!

Granit Xhakën e pret një nga ndeshjet më të veçanta të karrierës të shtunën mbrëma teksa mesfushori do të zbresë në fushën e stadiumit Fadil Vokrri për të sfiduar me fanellën e Zvicrës, Kosovën. Në një prononcim për SuperSport, Xhaka theksoi se për të nuk është aspak e lehtë të luajë kundër vendit të tij ndërsa shtoi se ai kombësinë shqiptare nuk e ka mohuar kurrë.

“Hera e parë kundër Kosovës në Prishtinë nuk krahasohet me miqësoren, jemi përgatitur mirë. Një ndeshje mjaft e veçantë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Shpresoj që tifozët të më presin mirë, shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë ne për shqiptarët, kurrë nuk e mohojmë që jemi shqiptarë.

Lexoni edhe:

Nuk është e lehtë të luash kundër vllait (ndeshja me Shqipërinë kur luante Taulanti) dhe vendit tënd, të gjithë familjen e kam këtu, e ndjej veten shqiptar. Jemi përgatitur mirë, Kosova ka kualitet, por të shohim. Më kanë kërkuar shumë bileta, kam porositur 40 bileta që janë nga ana ime”, u shpreh Xhaka.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...