Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shqiptarët i japin një tjetër goditje, Pirlo rrezikon shkarkimin (video)

Moment shumë i vështirë për Andrea Pirlon. Trajneri i Italian pësoi humbjen e tretë sezonale në kampionat në krye të Karagumrukut, e fundit 1-2 përballë Istanbulsporit të shqiptarëve (Rroca, Guri, Ethemi, Topalli, Abazaj).

Dhe të mendosh që, kundër skuadrës nga Stambolli, Karamguruku shënoi i pari me Diagne, para se Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli (i shërbyer nga Ethemi), të përmbysnin shifrat në 1-2.

Renditja, në mënyrë të pashmangshme, nuk është në favor të Pirlos: pas shtatë javën, Karagumruku ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë (një fitoreje 4-1 në fushën e Ankaragucusë, që daton 27 gushtin e kaluar, tri barazime dhe po kaq humbje) dhe renditet në vendin e 14-të, vetëm dy pikë larg zonës së rënies.

Duhet një shkundje e fortë për të ndryshuar kurs dhe për këtë Pirlos do t’i duhet të kërkojë “ndihmën” e lojtarëve me përvojë, shumë prej të cilëve kanë luajtur në Serinë A.

Nga Viviano te Borini, duke kaluar nga Biraschi dhe Ricci, pa harruar Caner Erkin (autor i 4 asistimeve deri më sot) dhe Adem Ljajic, i sapotransferuar te ky klub. Do të jetë në dorën e tyre të ringrejnë një grup që tani është plotësisht i shkatërruar nga kjo ecuri poshtë pritshmërive në këtë fillim sezoni.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...