Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shqiptarët në Evropë/ Nedim Bajrami asist, Sahiti gol… (Video)

Nedim Bajrami vazhdon të tregojë formë të mirë sportive në radhët e Empolit në Serinë A. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare dha një asist perfekt për sulmuesin Pinamonti, i cili nuk gaboi brenda zonës duke zhbllokuar takimin përballë Cagliarit në kuadër të javës së 25-të të Serisë A. 22-vjeçari tregoi vizion loje më këtë pasim perfekt. Gjithsesi, miqtë nga Sardenja ia dolën ta barazonin rezultatin me Pavolettin në minutën e 84-t.

Bajrami ishte ndër më të vlerësuarit ndër futbollistët e Empolit, me notën 7, bashkë me Pinamontin, autorin e golit.

Për Bajramin ishte asisti i katërt në këtë sezon në Serinë A, pa harruar faktin e rëndësishëm që ka mundur ta dërgojë gjashtë herë topin në rrjetë. Mesfushori kuqezi u zëvendësua në fundin e sfidës nga Verre.

 

Gjen rrugën e rrjetës edhe Emir Sahiti në Kroaci. Ish-sulmuesi i Shpresës së Shqipërisë realizoi golin e parë në fitoren 3-1 të Hajdukut të Splitit ndaj Slaven Belupos. 23-vjeçari e zhbllokoi takimin që në minutën e 13-të, i shërbyer nga Kalinic. Grgic dhe Livaja ishin autorët e dy golave të tjerë për vendësit, ndërsa për Slaven Belupon golin e vetëm e shënoi Zapata. Për Emir Sahitin ishte goli i katërt në elitën e futbollit kroat në këtë sezon.

Në Bundesligën 2 në Gjermani, në radhët e Schalkes spikati sulmuesi dardan, Bledni i Idrzizi, që shënoi në minutën e 42-të golin e vetëm të skuadrës së tij. Gjithsesi ky finalizim nuk i vlejti Schalkes, pasi pësoi dy gola në pjesën e dytë nga Narey dhe Hennings.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...