Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Shqiptari Bezhani, me post të rëndësishëm te skuadra e Toulouse

Një shqiptar, skaut i ekipit të parë të Toulouse në Ligue 1. Bëhet fjalë për Viktor Bezhanin, i cili këtë detyrë të ngjashme e ka pasur edhe te Leicester City.

Bezhani zëvendëson ish-gazetarin e “Get French Football News”, Brendan MacFarlane, i cili është bërë menaxher rajonal evropian i skautizmit për Manchester City-n.

Bezhani ka mbajtur më parë detyrën e shefit të rekrutimit te skuadra polake Legia e Varshavës.

“Jam i lumtur që i bashkohem Klubit të Futbollit të Toulouse dhe mund të kontribuoj në suksesin e kësaj skuadre. Është gëzim dhe përgjegjësi e madhe për mua të jem pjesë e një projekti kaq inovativ”, tha Bezhani, në momentin e emërimit në këtë detyrë.

“Ne jemi të kënaqur që Viktori po na bashkohet dhe që po punon në bashkëpunim me departamentin aktual të rekrutimit dhe të gjithë komponentët e klubit, nga komiteti strategjik deri te stafi teknik”, shtoi presidenti i Toulouse FC, Damien Comolli.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...