FA Cup

Shrewsbury befason Liverpoolin, skuadrat e Manchesterit kualifikohen me goleada

Më shumicën e titullarëve të lënë pushim, Liverpool u befasua në FA Cup nga modestët e Shrewsbury, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, duke u detyruar ta zgjidhë kualifikimin pas një ndeshjeje shtesë në “Anfield Road”.

Jurgen Klopp u kishte dhënë mundësi të luanin, lojtarëve që kanë marrë më pak minuta gjatë këtij sezoni, ndërsa nuk munguan as të rinjtë si Jones, Minamino, Laroucci, etj., përkrah “veteranëve” si Lovren, Matip e Origi.

“The reds” zhbllokuan sfidën me Jones në minutën e 15’, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte një autogol i Love, që dyfishoi avantazhin e të besuarve të Klopp, duke dhënë idenë se kualifikimi do të mbyllej që sot.

Megjithatë vendasit reaguan mirë dhe shënuan dy herë me anë të Cummings, duke rikthyer baraspeshën dhe duke fituar një tjetër shans për të luajtur me Liverpool, këtë herë në “Anfield Road”.

Nga ana tjetër Klopp bëri gjithçka ta zgjidhë fatin e kualifikimit që sot, duke hedhur në fushë edhe emra si Oxlade-Chamberlain, Salah e Firmino, por “the reds” nuk ia dolën të shënojnë një gol të tretë në portën e Shrewsbury.

Nuk vuajti aspak Manchester Ciyt përballë Fulham, që mbeti me 10 futbollistë që në start, ndërsa të besuarit e Guardiolës shënuan me Gundogan, Silva e Gabriel Jesus dy herë, duke u kualifikuar falë suksesit 4-0.

Fitore të thellë 0-6 mori edhe Manchester United në transfertën ndaj Tranmeres, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të FA Cup. Maguire, Dalot, Lingard, Jones, Martial e Greenwood ishin autorët e golave për “djajtë e kuq”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency