Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shtanget Barcelona, Girona i merr pikë në “Camp Nou”

Befasia në kampionatin spanjoll vjen nga “Camp Nou”, aty ku Barcelona u ndal për herë të parë në këtë sezon në barazim 2-2 me modestët e Gironas. Një ndeshje e kushtëzuar nga ndëshkimi me karton të kuq i mbrojtësit Lenglet në minutën e 35-të, kur “blaugranat” kryesonin 1-0 me gol të Lionel Messit (i shërbyer nga Arturo Vidal).

Në fund të pjesë së parë, një gabim në qendër të mbrojtjes i kushtoi shtrenjtë Barcelonës, pasi Stuani barazoi takimin. Gjithçka u bë edhe më e vështirë për katalanët në minutën e 51-të, moment kur Stuani realizoi të dytin personal, duke i dhënë në mënyrë të pabesueshme epërsinë Gironas.

Gjithsesi, Barcelona, edhe pse me 10 lojtarë në fushë, arriti të barazonte në minutën e 63-të me Gerard Pique, duke ngjallur edhe më shumë shpresën për fitoren e radhës. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve, rezultati nuk ndryshoi më, me skuadrat që morën nga një pikë. Barcelona rikthehet në krye të La Ligas, por me pikë të barabarta me Realin dhe me thjesht golaverazh më të mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...